Nga Shqipëria / E Martë 31 Dhjetor 2019, 21:09

Rikthimi i SHBLSH: Genti dhe Juli zbulojnë arsyen pse s'flasin

Grupi legjendar SHBLSH u rikthyen mbrëmjen e sotme në "Klanifornia", një rikthim ky i bujshëm pas shumë vitesh. Ermali, Juli dhe Genti luajtën rolet e tre të burgosurve duke sjellë shumë humor e të qeshura tek publiku. Mes batutave, Genti dhe Juli zbuluan pse nuk flisnin me njëri-tjetrin prej 6 vitesh.

"6 vjet pa fol, ai shih mua, unë shih atë, ai shih mua, unë shih atë, i thashë ça ke që sheh? E lamë me aq, s'i folëm më njëri-tjetrit", thanë Genti dhe Juli.

Ndërsa Ermali i bashkoi të dy e madje i ftoi të ndiqnin filmin e tij "I love Tropoja". Këtu hyri në skenë edhe Eliona Pitarka e cila luajti rolin e gardianes super seksi.