Nga Shqipëria / E Martë 31 Dhjetor 2019, 20:08

Zbulohet çfarë roli ka Jul Deda në filmin 'I Love Tropoja'

Teksa filmi "I love Tropoja" po pritet me padurim, Ermal Mamaqi apo aktorët na zbulojnë vazhdimisht detaje. Së fundmi producenti dhe regjisori i filmit, Ermal Mamaqi ka zbuluar rolin që do të ketë një prej aktorëve më të dashur për publikun, Jul Deda.

Në një postim në Instastory, Ermali zbulon se Juli do të jetë kunati i tij në film.

"I love Tropoja" do të transmetohet në datë 29 Janar 2020. Premiera e filmit do të mbahet në Pallatin e Kongreseve ku dhe do të vazhdojë të jepet për dy javë rrjesht dhe do të jetë padyshim eventi më i madh i vitit.