Telenovelat tashmë prej vitesh janë kthyer në të preferuarat e publikut dhe zënë një pjesë të madhe të orarit në kanalet kombëtare. Këtë vit janë transmetuar disa prodhime shumë të njohura turke, braziliane dhe për herë të parë edhe një telenovelë izraelite. Pak ditë më parë Xing.al publikoi një sondazh ku të gjithë votuan për telenovelën më të mirë, të transmetuar gjatë vitit 2019.

Dhe nga votat tuaja, ka rezultuar se telenovela më e pëlqyer e këtij viti është "Bija ime", e transmetuar në Tv Klan. Kjo telenovelë ka fituar me 25% të votave.

Në telenovelën turke "Bija ime" luajnë aktorët Beren Gokyildiz dhe Bugra Gulsoy.

Kjo telenovelë flet për historinë e një vajze që e gjen babain pas disa vitesh dhe fiton dashurinë e tij. Drama qëndron në faktin se vogëlushja është e sëmurë dhe babai i saj bën gjithçka për kurimin e saj.

