Nga Shqipëria / E Martë 31 Dhjetor 2019, 18:06

Ja cilat janë 10 videoklipet shqiptare më të klikuara të vitit 2019

Ashtu si çdo vit, "Xing.al" më 31 dhjetor sjell listën e 10 videoklipeve më të klikuara shqiptare përgjatë vitit. Me siguri të gjithë prej jush i keni klikuar të paktën 1 herë këto videoklipe të cilat kanë arritur shifra marramendëse klikimesh në Youtube. 

Me 360 milion klikime, vendin e parë e mban kënga "Zemër" nga Dhurata Dora dhe Soolking.

Vendin e dytë, me 62 milion klikime e mban "Romeo & Juliet" nga Mozzik dhe Loredana.

Vendin e tretë, me 53 milion klikime e mban "Kein Plan" nga Loredana dhe Mero.

Vendin e katërt, me 46 milion klikime e mban "Tela" nga Kida dhe Ermal Fejzullahu.

Vendin e pestë me 44 milion klikime e mban "Sayonara Detka" nga Era Istrefi dhe Sayonara boy.

Vendin e gjashtë me 40 milion klikime e mban "Menemadhe" nga Lyrical Son, Ledri Vula dhe Mc Kresha.

Vendin e shtatë me 40 milion klikime e mban "Eiskalt" nga Loredana dhe Mozzik.

Vendin e tetë me 32 milion klikime e mban "Bye bye" nga Tayna dhe Dafina.

Vendin e nëntë me 31 milion klikime e mban "Kujtime" nga Capital T.

Vendin e dhjetë me 28 milion klikime e mban "Fustani" nga Elvana Gjata dhe Capital T./Xing.al