"Xing.al" edhe këtë vit shpall Personazhin e vitit. Në sondazh morën pjesë njerëz që kanë dhënë një kontribut social, një mesazh të fuqishëm, kanë bërë vepra bamirësie ose patriotike, kanë promovuar Shqipërinë ose i kanë shërbyer një të mire publike.
Me 42% të votave Personazhi i vitit 2019 shpallet Elvis Naçi, imami, bamirësi dhe president i Fondacionit Firdeus. Naçi ishte një nga personazhet që mblodhi miliona para për të prekurit nga tërmeti dhe u erdhi në ndihmë menjëherë pas tragjedisë. Përpos kësaj, Naçi gjatë vitit ka ndihmuar familje të shumta në nevojë.
