Nga Shqipëria / E Martë 31 Dhjetor 2019, 16:04

Klea Huta e veshur me vello, i thotë 'Po' Elgit Dodës (Video)

Elgit Doda dhe Klea Huta janë të ftuar në 1 janar në "Shiko kush luan", një mbrëmje maratonë me shumë të ftuar VIP. Në promon e emisionit Klea shfaqet e veshur me vello dhe në një ceremoni martese të improvizuar. Ajo dëgjohet t'i thotë "Po", Elgitit dhe ky i fundit e puth në ballë e më pas në buzë. 

Kujtojmë që edhe ditën e djeshme kur u pyet nga fansat se kur do martohet me Klean, Elgiti u përgjigj "Kismet" ndërsa kur një fanse tjetër e pyeti nëse do martohen në verë, kantautori tha: "Pa merak nuk bëjmë dasmë pa lajmëruar".