Kryeministrin Edi Rama do ta shohim si aktor në "I love Tropoja", filmin që do thyejë rekordin e vendosur nga "2 gisht mjaltë" e që do pushtojë kinematë në 2020. Rama do shfaqet me paruke të zeza, lente dhe syze, e nga ky transformim thuajse nuk njihet.

Ditën e sotme producenti dhe regjisori i filmit "I love Tropoja", Ermal Mamaqi ishte i ftuar në emisionin "Siluete" në RTSH, ku zbuloi më shumë për këtë projekt kinematografik. Ermali zbuloi se Edi Rama do të luajë rolin e dajës në "I love Tropoja".
I pyetur nga moderatorët nëse e ka paguar Ramën, Ermali u përgjigj: "S'e kam paguar, erdhi dhe iku pa ngrënë. Kishte 8 badigard"./Xing.al

