Nga Shqipëria / E Martë 31 Dhjetor 2019, 15:03

Çmimet Xing: Shpallen moderatori dhe moderatorja më e mirë e vitit 2019

Për të tretin vit rradhazi, “Xing.al” zhvilloi këtë fundvit Çmimet “Xing”. Përmes votimit online, ju votuat për kategoritë e ndryshme të sondazheve, që nga moderatorët e deri tek emisionet. Moderatori më i mirë për vitin 2019 shpallet Ardit Gjebrea i cili fiton vendin e parë me 26% të votave.

Edhe pse ka 6 muaj që nuk është më prezent në televizion, Ermal Mamaqi ka fituar vendin e dytë me 17% të votave.

Dhe vendin e tretë e ka fituar Blendi Fejziu me 15% të votave.

Ndërsa moderatorja më e mirë e vitit 2019 shpallet Luana Vjollca me 24% të votave.

Me një diferencë të vogël, vendin e dytë e fiton Arbana Osmani me 23% të votave.

Dhe vendin e tretë Alketa Vejsiu me 18% të votave.