Nga Shqipëria / E Martë 31 Dhjetor 2019, 14:02

Hyn Viti i ri 2020, pamjet nga spektakli i fishekzjarreve në Zelandën e Re

Viti i Ri 2020 ka hyrë zyrtarisht. Vendi i parë që e ka pritur me spektakël fishekzjarrësh është Zelanda e Re.

Këto pamje janë transmetuar nga mediat ndërkombëtare vetëm para pak minutash në Auckland. Spektaklet zhvillohen njëherësh në dy prej objekteve ikonë të qytetit “Sky Tower” dhe “Harbor Bridge”.

Auckland i Zelandës së Re është i pari metropol që pret Vitin e Ri, por fillimisht 2019-a ka hyrë në ishujt Samoa në oqeanin paqësor. Spektaklet vijojnë me Australinë, më pas vendet e Azisë për të mbërritur në mesnatë në Europë.