Çiljeta dhe Albani vazhdojnë të jenë një nga çiftet më të komentuar në media për vetë faktin se lidhjen e tyre nuk kishin preferuar ta konfirmonin deri më sot. Gjatë këtij viti pati dhe shumë thashetheme se Albani e Çiljeta janë ndarë. Më pas çifti u kap mat nga paparacët dhe thanë se u ribashkuan. Më pas thashethemet për ndarje vazhduan sërish. Mirëpo Çiljeta ja ka vënë sot vulën këtij muhabeti: Ata janë bashkë dhe pikë! Këngëtarja ka postuar për herë të parë një foto me Albanin teksa darkojnë në një restorant.

Postimin Çiljeta e ka shoqëruar me zemra teksa ka marrë shumë urime edhe nga miqtë e kolegët të cilët i quajnë çifti perfekt.
