Nga Shqipëria / E Hënë 30 Dhjetor 2019, 16:04

Ilaç për shpirtin: Kjo është muzika e filmit 'I Love Tropoja'

Teksa të gjithë po presin me padurim 29 Janarin, Ermal Mamaqi vazhdimisht po na zbulon detaje nga filmi "I love Tropoja" që pritet të thyejë rekordin e "2 gisht mjaltë". Pak më parë Ermali ka uruar festat me një video me sekuenca nga filmi, ku në sfond është kolona zanore e "I love Tropoja".

Kjo këngë është kompozuar nga kompozitori i madh shqiptar, Valentin Veizi, disa herë fitues çmimesh kombëtare dhe ndërkombëtare dhe vargjet e këngës janë shkruar nga poetja Alma Papamihali, poezitë e së cilës janë përkthyer në disa gjuhë të botës.

Kënga mban titullin "Një mall i zjarrtë të merr për mua" dhe pak nga ajo mund ta dëgjoni në videon e mëposhtme.