Nga Shqipëria / E Hënë 30 Dhjetor 2019, 10:10

Habit Valeri: Konkurrentët në 'Dance with me' kërcënonin jurinë për pikë

Valer Kolnikaj përpara se të shpallej fituesi i "Dance with me", bëri një status ku uronte Era Rusin dhe Florian Agalliun ndërsa në një intervistë për "Panorama plus" u shpreh se fituesin e dinin që në fillim. I ftuar së fundmi në "Thumb", Valeri ka bërë të tjera deklarata të forta dhe sipas tij konkurrentët kanë kërcënuar jurinë për pikët.

"Unë dola i dyti në renditje me dy pikë më pak të cilat ishin pas një masakrimi të javë pas javshëm nga ana e jurisë që për t'i bërë qejfin një çifti që nuk dinin të kërcenin fare, thonin: 'Duroni, po heq të zitë e ullirit se duhet të bind tjetrin që kërcënon do lë garën'. Pas vlerësimit na thonin: 'Na e bëj hallall, nuk e kisha me të keq'. Kaloi 1, javë, 2, 3 dhe unë gjërat i thashë dhe live", u shpreh Valeri.