Në përgjimet e telefonatave të Hermes Nikajt, të bëra publike ditën e djeshme u përmend edhe emri i moderatores Dajana Shabani. Kjo e fundit u akuzua se është bërë pjesë e fenomenit të shit-blerjes së votave në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Pas publikimit të telefonatave, Dajana ka reaguar me një postim në Instagram ku sqaron si është e vërteta.
"Përshëndetje të dashur miq, ju lutem ju marr vetëm pak minuta për të bërë një sqarim të vogël nëpërmjet Instagramit. E para ka një tendencë dashakeqëse nga portalet që në momentin kur është arrestuar kolegu im, për të më lakuar me se s’bën emrin. Unë nuk mund të mbaj përgjegjësi për jetën personale dhe private të një kolegu! Më pas po përmendem për shit-blerje vote! Kjo është një batutë e bërë live në emisionin tonë dhe është një batutë midis miqsh. Pra ju lutem, në rastin kur përmendni emrin tim, të mos bëni tituj të cilat nuk kanë të bëjnë fare me përfshirjen time në shumë çështje. Ju uroj gëzuar festat, ju falenderoj që më ndoqët dhe siç do thoshte një Miss Paqe në Botë, shprehet Dajana në videos teksa ka shkruar: "Me shkeljen e privatesise,dhe nxjerrje te bisedave private dhe kofidenciale,do merret avokati im! Se nese akoma nuk e dini,quhet shkelje e privatesise!"
View this post on Instagram
