"Shiko kush luan" do të ketë një puntatë speciale në 1 janar duke e nisur kështu vitin e ri plot me humor, argëtim e lojëra. Me anë të disa postimeve në Instastory Luana ka zbuluar se të ftuar do të jenë Ermal Mamaqi dhe kasti i filmit "I love Tropoja". Këtë e ka konfirmuar edhe vetë Ermali e aktorët duke postuar video gjatë xhirimeve.

Pritet që në këtë puntatë të bëhet nami me humor e lojëra. Dhe sigurisht nëpërmjet pyetjeve do zbulojmë më shumë për filmin i cili do të dalë në kinema në 29 janar.

