Nga Shqipëria / E Diel 29 Dhjetor 2019, 17:05

Bëhet nami: Kasti i 'I love Tropoja' të ftuar tek emisioni i Luanës

"Shiko kush luan" do të ketë një puntatë speciale në 1 janar duke e nisur kështu vitin e ri plot me humor, argëtim e lojëra. Me anë të disa postimeve në Instastory Luana ka zbuluar se të ftuar do të jenë Ermal Mamaqi dhe kasti i filmit "I love Tropoja". Këtë e ka konfirmuar edhe vetë Ermali e aktorët duke postuar video gjatë xhirimeve.

Pritet që në këtë puntatë të bëhet nami me humor e lojëra. Dhe sigurisht nëpërmjet pyetjeve do zbulojmë më shumë për filmin i cili do të dalë në kinema në 29 janar.