Shumë personazhe të njohur janë fotografuar nga paparacët pa makeup, por kjo nuk ka ndodhur me këngëtaren dhe tekstshkruesen amerikane, Dolly Parton. Legjenda e muzikës country zbuloi sekretin pse asnjëherë nuk është fotografuar pa makeup. Ajo tregoi se e mban grimin edhe gjatë natës në rast urgjence.

Dolly tregoi se e pastron fytyrën vetëm në mëngjes, teksa gjatë natës fle me makeup duke u shprehur "Asnjëherë nuk e dini nëse do të prisni autobusin, kurrë nuk e dini nëse do të jeni diku në një hotel dhe do të ketë zjarr. Kështu që unë lë grimin natën dhe pastroj fytyrën time në mëngjes".

