Nga Shqipëria / E Shtunë 28 Dhjetor 2019, 23:11

Kastro Zizo bën rrëfimin prekës: Nëna dha shpirt në duart e mia

Kastro Zizo mori pjesë këtë vit në "Festivalin e Këngës", me një këngë dedikuar nënës së tij. I ftuar në "Pop Culture", Kastroi tregoi se ka përjetuar dhimbje të thellë pas e ëma dha shpirt në duart e tij.

Në fakt nuk është shumë e mirë për ta thënë sepse nuk jam rasti i parë në botë. Për fatin tim shumë të keq ime më dha shpirt në duart e mia dhe ishte një gjë që më bëri vërtetë të lëngoja. Se është shumë e poshtër kjo punë e njeriut që gjithmonë është i predispozuar që memoria të kujtojë gjërat më të këqija. Ky ishte kujtimi i zi dhe pastaj pasuan me mijëra kujtime të bukura", është shprehur Kastro.