Nga Shqipëria / E Diel 29 Dhjetor 2019, 00:12

Olen Cesari e thotë troç: Ky është aktori më i keq shqiptar

Violinisti i suksesshëm, Olen Cesari ishte i ftuar në "Shiko kush luan", ku u bë pjesë e lojës "Ndaje ose haje". "Cili është artisti që sipas teje nuk e meriton famën që ka arritur?", e pyeti Luana Olenin. 

"Është një aktor që e ka një famë të paparë, por që s'e ka merituar kurrë sepse ia ka futur të gjithë shqiptarëve keq fare. Ai është Enver Hoxha", u përgjigj Oleni.

Pas përgjigjes së violinistit, Rezarti ndërhyri dhe tha me humor: "Enveri ka qenë për regji dhe nuk ka qenë aktor, ka qenë regjisor".