Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj me anë të një postimi në rrjete sociale ka njoftuar se në natën e ndërrimit të viteve do organizohet një koncert, ku do performojnë këngëtarët më në zë. Veliaj shkruan se do jetë një spektakël i paparë fishekzjarresh dhe një koncert madhështor ku do performojnë Eneda Tarifa, Mariza Ikonomi dhe Elhaida Dani.
"Gati? Siç e kemi bërë traditë tashmë, ndërrimin e viteve e presim te sheshi "Skënderbej". Një spektakël i paparë fishekzjarresh për të pritur #Tirana100VjetKryeqytet dhe një koncert madhështor na presin më 31 Dhjetor ora 23:00 me Eneda Tarifa, Mariza Ikonomi dhe Elhaida Dani. Lajmëro familjarët e miqtë dhe eja!"
View this post on Instagram
