Me rastin e festave të fundvitit, Kim Kardashian ka shpërndarë dhurata për VIP-at e një prej këngëtareve që mori dhuratë nga Kim ishte edhe Bebe Rexha. Këtë e bëri të ditur këngëtarja shqiptare me një video të postuar në Instastory ku tregon dhuratën që i ka bërë Kimi.

Kim i kishte dërguar Bebes një set nga koleksioni i saj më i ri i kozmetikës dhe mes tyre parfumin e ri "KKW".

Kujtojmë që Bebe po mbyll një vit shumë të suksesshëm në karrierë dhe ka paralajmëruar projekte të reja për vitin tjetër.
