Nga Shqipëria / E Shtunë 28 Dhjetor 2019, 11:11

Plasi keq/ 'Po tall b*thën ti?', konkurrenti sulmon Renaton në mes të emisionit (Video)

Ka plasur keq sherri në puntatën më të fundit të "Hell's kitchen", mes shefit Renato Mekolli dhe konkurrentit Ledjon. Shefi e akuzoi Ledjonin se i hodhi ujë supës për ta shtuar, por ai nuk e pranoi këtë. Renato u nxeh dhe e derdhi të gjithë tenxheren me supë që kishte gatuar Ledjoni. Ky i fundit iu kthye me nerva: "Po ti tall b*thën? Tallesh ti?". Ledjoni vazhdoi me ofendime dhe i nxehur shkoi të kapte shefin. Ishin djemtë e skuadrës ata që e ndaluan që sherri të të mos përfundonte në përplasje fizike. 

"E kam inat kur më thotë tjetri diçka të padrejtë. Shefi ishte i padrejtë, më tha i hodhe ujë ndërkohë unë nuk i hodha ujë supës", u shpreh Ledjoni.