Nga Shqipëria / E Shtunë 28 Dhjetor 2019, 10:10

Ndahet nga jeta aktorja që luajti 'Lolitën'

Është ndarë nga jeta aktorja e cila u bë shumë e famshme me rolin e "Lolitës", nga filmi me të njëjtin titull. Aktorja Sue Lyon ka ndërruar jetë në moshën 73 vjeçare, në Los Angeles. Lajmin e bëri të ditur për mediat miku i saj i afërt, Phil Siracopoulos i cili deklaroi se ajo prej kohësh ishte në gjendje të rënduar shëndetësore.

Lyon luajti rolin kryesor në filmin kontroversial të Stanley Kubrick, "Lolita" në vitin 1962, kur ishte vetëm 14 vjeç. Ky ishte roli më i diskutueshëm dhe që i dha famën botërore. Nga vitet '70 Lyon nisi të kishte vetëm role dytësore në filma. Roli i saj i fundit ishte në vitin 1980.

Lyon u martua 5 herë gjatë jetës së saj. Ajo la pas një vajzë me emrin Nona, nga martesa me fotografin Roland Harrison.