Nga Shqipëria / E Premte 27 Dhjetor 2019, 23:11

Të ftuarit nuk i vijnë për darkë në shtëpi, Arbana Osmani fton fansat

Arbana Osmani ka përgatitur një darkë speciale mbrëmjen e sotme në shtëpinë e saj. Moderatorja ka ftuar stafin e emisionit të saj "Dua të të bëj të lumtur", mirëpo ata nuk i kanë ardhur në kohë dhe Arbana është ankuar. Moderatorja ka postuar disa video ku tregon tavolinën e shtruar me gjithë të mirat e të dekoruar shumë bukur dhe fton fansat t'i bashkohen për darkë.

"Kush do vijë për darkë në vend të stafit tim?", shkruan Arbana.