Irkenc Hyka ka arritur shumë sukses me këngët e tij e sidomos baladat e dashurisë. Këngëtari tashmë është ndër të preferuarit e publikut dhe fansat presin me padurim këngë të reja nga ai. Por Irkenci paska të reja edhe nga jeta private.

Ai do të jetë i ftuar këtë të shtunë në "Shiko kush luan", ku do të pranojë publikisht që prej tre vitesh është në një lidhje. "Sa vite ke që je i lidhur me të?", e pyet Luana. "3 vjet", përgjigjet Irkenci.

