Televizioni Klan ka blerë sezonin më të ri të serialit "Ertugrul" i cili tashmë vjen me një kast të ri aktorësh dhe me titull të ri. Historia do të fokusohet tek djali i Ertugrulit, Osmani rolin e të cilit do e luajë aktori i njohur Burak Ozçivit. Sezoni i ri ka vetëm pak kohë që ka filluar në Turqi dhe ka thyer rekorde shikueshmërie. Së shpejti këtë serial do e shihni edhe në TV Klan, premierë ekskluzive.

Sot është publikuar edhe promo e serialit "Osmani", një serial i shumëpritur nga publiku. Si do të rrjedhë historia e djalit të Ertugrulit, Osmanit, ai që themeloi perandorinë më të madhe të kohës. Na mbetet ta mësojmë së shpejti në TV Klan.



