Nga Shqipëria / E Premte 27 Dhjetor 2019, 17:05

Ramush Haradinaj bën gafë: Shpall të vdekur kompozitorin shqiptar

Ditën e sotme mediat bënë të ditur se kompozitori i njohur kosovar, Gjergj Kaçinari ka ndërruar jetë. Kryeministri i Kosovës ende në detyrë, Ramush Haradinaj ka dashur të shprehë ngushëllimet për ndarjen nga jeta të kompozitorit, por ka bërë një gafë publike.

Haradinaj e ka ngatërruar Gjergj Kaçinarin me Alfred Kaçinarin. Përmes një statusi në Facebook Haradinaj theksonte se sot kultura shqiptare kishte humbur një profesor dhe kishte postuar një foto të Alfred Kaçinarit i cili është shëndoshë e mirë.

Postimi i Haradinajt i ruajtur nga balkanweb.com

Shumë shpejt Haradinaj e ka kuptuar ngatërresën dhe e ka ndryshuar statusin.