Pas dy fotove të publikuara së fundmi nga Elvana dhe Ledri kanë nisur thashethemet se dy këngëtarët po bashkëpunojnë për një këngë të re. Elvana, Ledri dhe Kida ndodhen bashkë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku kanë dhënë disa koncerte për festat e fundvitit.

Mirëpo bashkëpunimin Ledri nuk do e sjellë me Elvanën, por me Kidën. “Prive.al” ka arritur të mësojë se dyshja e ka përfunduar një projekt të përbashkët i cili do të publikohet më shpejt sesa ishte parashikuar.

Edhe Kida ka lajmëruar fansat se ajo shumë shpejt do publikokë këngën e re me videoklip, e presim të shohim nëse bëhet fjalë për këtë bashkëpunim.
View this post on Instagram
