Nga Shqipëria / E Premte 27 Dhjetor 2019, 15:03

Xhemi pozon para kamerës por të gjithë vëmendjen e merr djali i saj

Xhemi vazhdon të mbetet një nga moderatoret më të dashura për publikun, por edhe ndër më të komentuarat në media. Ndonëse gjithnjë është munduar jetën personale ta shijojë në privatësi, sërish edhe kjo pjesë nuk ka mbetur jashtë vëmendjes. Xhemi është nënë e dy djemve me të cilët rrallëherë poston foto, për t'i ruajtur sa më shumë privatësinë vogëlushëve.

Mirëpo sot moderatorja e ka thyer këtë rregull dhe ka postuar një foto me djalin e saj Martini i cili ka marrë të gjithë vëmendjen. Ndjekësit e Xhemit kanë nisur të komentojnë sa shumë simpatik është djali i moderatores dhe faktin që nënë e bir ngjajnë kaq shumë.