Nga Shqipëria / E Enjte 26 Dhjetor 2019, 16:04

Fansat nisën peticion, drejtori i Festivalit jep vendimin, a do rishikohet votimi?

Ka pasur shumë debate e polemika këto ditë për "Festivalin e Këngës", pasi shumë u shprehën të pakënaqur me vendimin e jurisë. Madje fansat e Elvana Gjatës nisën peticion për rishikimin e votimit në festival. Megjihatë drejtori i Përgjithshem i Festivalit të RTSH-së, Thoma Gëllçi ka dhënë vendimin përfundimtar. 

Gëllçi në një prononcim për "Panorama" ka theksuar se “vendimi i jurise eshte i pavarur dhe padiskutueshem”.

"Siç është ne traditën e Rtsh, së shpejti do të zhvillohet analiza e festivalit që do te jete e hapur per shtypin dhe publikun. Debatet jane te natyrshme ndersa vendimi i jurise eshte i pavarur dhe padiskutueshem", është shprehur Gëllçi.