Ka pasur shumë debate e polemika këto ditë për "Festivalin e Këngës", pasi shumë u shprehën të pakënaqur me vendimin e jurisë. Madje fansat e Elvana Gjatës nisën peticion për rishikimin e votimit në festival. Megjihatë drejtori i Përgjithshem i Festivalit të RTSH-së, Thoma Gëllçi ka dhënë vendimin përfundimtar.

Gëllçi në një prononcim për "Panorama" ka theksuar se “vendimi i jurise eshte i pavarur dhe padiskutueshem”.
"Siç është ne traditën e Rtsh, së shpejti do të zhvillohet analiza e festivalit që do te jete e hapur per shtypin dhe publikun. Debatet jane te natyrshme ndersa vendimi i jurise eshte i pavarur dhe padiskutueshem", është shprehur Gëllçi.

