Nga Shqipëria / E Enjte 26 Dhjetor 2019, 16:04

U vra në Londër natën e Krishtlindjeve, i riu është vëllai i modeles shqiptare

Ka tronditur Londrën një vrasje e kryer natën e Krishtlindjeve, ku një 30-vjeçar ka mbetur i vdekur. "Klan Kosova" ka mësuar se i riu quhej Flamur Beqiri, i lindur në Ferizaj, por prej vitesh jetonte në Londër e punonte si producent. Flamur Beqiri u vra me breshëri plumbash në shtëpinë e tij nga persona ende të paidentifikuar.

Sipas "The Guardian" natën e Krishtlindjes, rreth orës 21:00 të mbrëmjes fqinjët raportuan në polici për disa të shtëna me armë zjarri.

Flamuri njihet me emrin e artit Alex dhe është vëllai i modeles me origjinë shqiptare Misse Beqiri.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by MISSÉ BEQIRI (@missebeqiri) on