Nga Shqipëria / E Enjte 26 Dhjetor 2019, 15:03

Vajza e Jozefina Topallit prezanton për herë të parë partnerin dhe djalin

Në gusht të këtij viti, vajza e Jozefina Topallit, Megi u bë nënë për herë të parë. Megi solli në jetë një djalë të cilin e pagëzuan me emrin Nikola. Vogëlushi ka sjellë shumë lumturi në familjen e tyre dhe Jozefina ka postuar shpesh foto me të. Ndërsa së fundmi Megi për herë të parë ka zbuluar edhe portretin e vogëlushit duke na prezantuar me të dhe partnerin. 

Megi ka postuar një foto në Instagram ku uron Krishtlindjet dhe shfaqet krah partnerit, Angjelin Serreqi dhe vogëlushit të tyre. "Gezuar e pershumvjet Krishtlindjet te gjitheve!", shkruan Megi. Një foto të tyre bashkë ka postuar edhe Angjelini duke uruar gjithashtu Krishtlindjet.