Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Besa Kokëdhima e ftuar mbrëmjen e sotme në "Soiree", këndoi disa nga këngët e albumit të saj për Krishtlindje, "Ti je festa ime". Studio e "Soiree" ishte mbushur me fëmijë që këndon e kërcenin këngën e Besës. Nën këtë atmosferë, këngëtarja shprehu dëshirën që të ketë fëmijë.

"Këta fëmijë kaq të bukur Jonida më ngjallin dëshirën që të bëj fëmijë”, u shpreh Besa dhe tregoi se do jetë një nënë shumë protektive ndaj fëmijëve të saj.
E pyetur nga Jonida Shehu nëse e ka në planet e saj të afërta të bëjë fëmijë, Besa u shpreh: "Nuk ka ardhur ende momenti për mua, kam ende punë, ende gjëra për të bërë".

