Nga Shqipëria / E Mërkurë 25 Dhjetor 2019, 16:04

Pa nisur mirë punën, largohet Sofia e re e 'Zonë e lirë'

Prej disa javësh, emisioni shumë i ndjekur nga publiku "Zonë e lirë" ka qenë në kërkim të Sofisë së re që pas largimit të Xheni Brahajt. Javën e kaluar, Çani prezantoi Sofinë e re, një vajzë bukuroshe që tërhoqi menjëherë syrin e publikut. Çani tregoi se Sofia e re është balerinë dhe studion për mjekësi në Milano. Madje u tha se vajza shumë shpejt do bëhet bjonde, ashtu si të gjitha Sofitë që kanë qenë pjesë e emisionit. Mirëpo mesa duket edhe Sofia e re, emri i vërtetë i të cilës është Melisa, nuk do jetë pjesë e emisionit. Faqja e "Zonë e lirë" ka nxjerrë një postim ku shkruhet se kërkohet një Sofi nga mosha 19 deri 25 vjeç. 

Pak ditë më parë Çani tregoi se nuk është aq e lehtë për të gjetur një Sofi pasi ajo duhet të 'ngjisë' që në fillim.

"Nuk po them që do fillojmë me audicionet e nga e para se është përtesë e madhe se zakonisht ato që vijnë në audicione kanë një problem. Duhet të gjejmë mënyra të reja që të gjejmë një Sofi që të na tërheqë të gjithëve. Duhet të ngjisë Sofia e re që do vijë. Derisa të vijë sofia e re duhet të bëni pak durim miq", tha Çani.