Nga Shqipëria / E Mërkurë 25 Dhjetor 2019, 14:02

Lajm i hidhur/ Ndahet nga jeta aktorja shqiptare, deklarata e saj: S'më kanë vlerësuar

Një lajm i hidhur vjen nga bota e artit. Aktorja e mirënjohur shqiptare, Eva Pëllumbi është ndarë nga jeta. Eva e nisi karrierën në moshë të vogël dhe njihet për rolin e pinokut në Teatrin e Kukullave dhe rolet në kinema si tek "Kapedani", “Vajzat me kordele të kuqe”, “Endërr për një karrige” etj.

Eva u largua nga Shqipëria në drejtim të Gjermanisë në vitet '90. Vitin e kaluar në një intervistë për mediat aktorja tha se nuk u vlerësua kurrë për artin që bënte pasi shpesh i hiqnin emrin në filmat ku mbante role kyçe.

"Vlash Dobroniku është i pari regjisor, që më ka vënë emrin në filmat e tij. Mua në ato vite nuk më kanë vlerësuar, nuk më shënonin emrin në filmat multiplikativë, ku unë bëja zërin e personazheve. Ato vite dhe ai që priste kartonin e kishte emrin në filmat multiplikativ ndërsa unë jo. Kjo më rëndonte shumë. Nuk donin. Ishte një mentalitet i kohës", deklaroi Eva Pëllumbi.