Nga Shqipëria / E Mërkurë 25 Dhjetor 2019, 14:02

Rikthehet në ekran Jonida Vokshi, ja spektakli ku do ta shohim

Pak muaj më parë, me anë të një postimi në Instagram Jonida Vokshi njoftoi se pas plot 10 vitesh është larguar nga platforma e ‘Digitalb’. Ajo bëri të ditur se e prisnin projekte të tjera afatgjata dhe njërin prej tyre e ka zbuluar sot. Jonida do të jetë anëtare jurie në spektaklin e njohur "Top Talent". Kështu Jonida është rikthyer sërish në Top Channel, por këtë herë me një rol të ri.

"Shume e lumtur qe ne kete dite Krishtlindjesh te anoncoj per ju qe prej janarit do te jem pjese e jurise se show-t me talente te reja nga fusha te ndryshme, Top Talent, ne Top Channel", shkruan Jonida.

Në jurinë e "Top Talent" janë 4 anëtarë: Olti Curri, Anita Haradinaj, Jonida Vokshi dhe Hervin Çuli. Spektakli do nisë nga janari dhe do prezantohet nga Ori Nebijaj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jonida Vokshi (@jonidavokshiofficial) on