Këtë vigjilje Krishtlindjesh, Arbana Osmani i ka bërë një surprizë shumë të bukur djalit të saj dhe mbesës. Teksa ata nuk ndodheshin aty, Arbana e zbukuroi shtëpinë me të gjithë personazhet e Krishtlindjeve dhe vendosi plot dhurata poshtë pemës. Moderatorja ka postuar disa video ku djali dhe mbesa e saj shihen teksa hyjnë në shtëpi dhe mbeten të mahnitur. Ata gëzohen shumë kur shohin ambientin e dekoruar me personazhet e tyre të preferuar dhe menjëherë shkojnë të hapin dhuratat. "Hë mo si ju duket?", dëgjohet t'i thotë Arbana. "Shumë bukur", i përgjigjet Joni ndërsa mbesa e përqafon.
View this post on Instagram
