Nga Shqipëria / E Martë 24 Dhjetor 2019, 20:08

Atmosferë festash brenda shtëpisë së Besit dhe Xhensilës (Pamjet)

Xhensila rrallëherë ndan momente nga ambientet familjare, por mbrëmjen e sotme në vigjilje të Krishtlindjeve, këngëtarja ka vendosur të tregojë më shumë. Xhensila ka postuar një video ku tregon ambientin e ndjenjes në shtëpinë e saj dhe të Besit. Nga pamjet e publikuara shihet një atmosferë shumë e ngrohtë festash: një oxhak, një pëlhurë e kuqe, pema e zbukuruar me ngjyrë floriri dhe dhurata poshtë saj.

Xhensila na ka treguar paksa edhe oborrin teksa në sfond dëgjohet kënga e Mariah Carey "All I want for Christmas is you".