Bora Zemani është një nga vajzat e showbizit që ecën gjithnjë me trendet e fundit. Mjafton të kujtojmë që Bora ishte ndër të parat që i preu flokët stil 'bob' këtë fillim viti, model i cili u përhap shumë. Ndërsa këtë fundvit, moderatorja ka vendosur të bëjë një ndryshim edhe në ngjyrë. Bora ka hequr dorë nga flokët e zeza dhe i ka lyer ngjyrë çokollatë.

Kjo ngjyrë i shkon shumë dhe Bora ka marrë komplimenta të shumta. Mesa duket moderatorja do i mbajë për një kohë të gjatë flokët kështu pasi në postim shkruan "Nuk ka më flokë brune".
