Nga Shqipëria / E Martë 24 Dhjetor 2019, 16:04

I çoi letër Babagjyshit, Ledri Vula i plotëson ëndrrën më të madhe vogëlushes

Ndryshe nga shumë fëmijë që kërkojnë lodra, një vogëlushe i ka kërkuar Babagjyshit që këtë vit të takojë idhullin e saj, Ledri Vulën. Letra ka rënë në duart e Ledrit i cili menjëherë ia ka plotësuar dëshirën vogëlushes. Ai është takuar me vajzën e quajtur Nika dhe kanë bërë foto bashkë të cilat ajo do t'i ketë kujtim. 

"I dashur Babagjysh këtë vit jam sjellë shumë mirë, të lutem që këtë vit të më sjellësh një surprizë për mua. Dua ta takoj Ledrin të lutem. Me dashuri Nika dhe familja ime", shkruante vogëlushja.

"Fëmijë jini të mirë. Të gjitha dëshirat do t'ju plotësohen", shkruajti Ledri krah postimit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula) on