Nga Shqipëria / E Martë 24 Dhjetor 2019, 15:03

Gjykata merr vendimin për Aleksandër Gjokën pas arrestimit

Ditën e djeshme këngëtari i mirënjohur, Alkesandër Gjoka u arrestua nga policia pasi po i jepte makinës në gjendje të dehur. Ai iu nënshtrua testit të alkoolit dhe shigjeta tregoi 0.66 mg/l. Sot Gjoka është liruar dhe prokuroria ka kërkuar që gjykata të vendosë masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ për këngëtarin. Gjoka duhet të paraqitet të hënën e parë dhe të tretë të muajit. Gjatë seancës me dyer të mbyllura, mësohet se Aleksandër Gjoka i ka thënë gjykatës se ky ishte një rast i veçuar, raporton Top Channel.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët e qarkullimit rrugor në Komisariatin e Policisë Rrugore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: A. Gj., 60 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi më datën 23.12.2019, rreth orës 00.15, është ndaluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 4 në rrugën “Sotir Caci” duke drejtuar mjetin veturë, tip ‘Chevrolet”.

Pas testimit me aparat “Drager”, nga shërbimet e Policisë Rrugore  rezultoi se  ky shtetas drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.66 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” .