Nga Shqipëria / E Martë 24 Dhjetor 2019, 12:12

As Arilena, as Elvana, Dafina e sheh veten si përfaqësuese të Shqipërisë në Eurovision

Vazhdojnë komentet për "Festivalin e Këngës" dhe madje tanimë kjo temë diskutimi është trajtuar edhe në një emision mëngjesi në Kosovë. Gazetarja Irma Xhema në emisionin "Gjesi", është shprehur se artistja që do e përfaqësonte denjësisht Shqipërinë në Eurovision, është vetëm Dafina Zeqiri. 

Irma u shpreh se Dafina është këngëtarja më e kompletuar dhe deklaratën e saj Dafina e postoi në Instagram duke shkruar "Të dua" e duke falenderuar gazetaren. Në këtë mënyrë Dafina tregon se e mbështet gazetaren e ndoshta në të ardhmen do e shohim të konkurrojë në festival.

"Dafina i këndon të gjithë zhanret, për mua është këngëtarja më e kompletuar. Dafina do na kishte përfaqësuar shumë mirë dhe do kishim një paraqitje skenike fantastike", u shpreh Irma.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by #gjesi (@gjesi.t7) on