Nga Shqipëria / E Martë 24 Dhjetor 2019, 11:11

Mbahet festa e TV Klan: VIP-at e djegin me muzikë e kërcime

Është mbajtur mbrëmjen e djeshme festa e TV Klan, një festë e organizuar çdo vit në këtë periudhë në vigjilje të Krishtlindjeve e Vitit të Ri. Në festë ishin të ftuar shumë personazhe të njohur që i shohim çdo ditë në ekran si Rudina Magjistari, Marina Vjollca e shoqëruar nga Getoari, Turjan Hysko dhe Orinda Huta, Jul Deda, Alba Hoxha etj.

VIP-at kanë kërcyer nën ritmet e këngëve popullore dhe janë argëtuar shumë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Madje në një moment Jul Deda shihet duke hedhur pecetat sikur të ishin lekë duke shkaktuar të qeshura dhe shumë atmosferë. Më poshtë ju sjellim disa foto nga festa.

Jul Deda
Rudina Magjistari me stafin e saj
Marina Vjollca
Alba Hoxha
Orinda, Turi dhe Olsi
Getoari dhe Visjani