Nga Shqipëria / E Martë 24 Dhjetor 2019, 00:12

Elvana Gjata detyrohet të flasë publikisht, ja çfarë ka për të thënë për jurinë dhe Arilenën

"Festivali i Këngës" ka qenë tema e ditës së sotme, komente pafund, pakënaqësira e plot reagime. Por më në fund ka ardhur edhe një reagim nga Elvana Gjata, këngëtarja e cila ka qenë kryefjala e mediave e rrjeteve sociale sot. Elvana ka folur publikisht me anë të një postimi në Instagram të cilin e nis duke thënë se është e detyruar të flasë. Në vijim Elvana i drejtohet Arilenës dhe thotë se nuk është faji i saj duke i uruar suksese. Këngëtarja falenderon gjithashtu fansat europianë dhe tregon se iu mbush zemra plot kur ka parë mbështetjen e madhe. Dhe të kalojmë tek pjesa pikante, Elvana flet edhe për vlerësimin e jurisë duke u shprehur se dashurinë nuk ia ndal as 2 pikëshi që i dha Mikaela.

Postimi i plotë i Elvanës: "Refuzoj te flas ne keto raste, por me duhet ta bej... Arilena... nuk eshte faji yt dhe te uroj me gjithe zemer vetem sukses! Dua te falenderoj te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen por dhe fansat e rinj Europiane per dashurine,mbeshtetjen qe me keni dhene qe diten qe #metana doli! I kam pare te gjitha sondazhet e ju kam pare te kendoni e kerceni kengen me syte e mij cdo dite, e ju pashe dhe ne salle me duart lart! Ju kam degjuar kur therrisni emrin tim plot zjarr ne festivale ne Diaspore dhe ne Prishtine,e degjova dhe dje ne Tirane si kurre me pare ne jeten time!Zemra plot! Kam punuar fort e do punoj deri sa te kem fryme!Puna sme ka hedhur poshte kurre, as balta e helmi,me apo pa porosi! Flm jurise europiane per vleresimin maximalð??U gezova shume! Dashni me fal as 2 pikeshi Mikaeles s’mundet me ma ndal! Pranojeni jeten ME TANA
Gezojeni jeten ME TANA
Mezi pres projektet e reja"

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on