Me datë 19 Dhjetor moderatorja Vilma Masha u bë nënë për herë të parë. Vilma solli në jetë një vajzë dhe lajmin e bukur e dha vetë ajo me një postim në Instagram, ku shfaqej duke i mbajtur dorën vogëlushes.

Vilma i ka vendosur të bijës emrin Sea dhe së fundmi në një intervistë për ‘Revista Who’ ka zbuluar kuptimin e vecantë që mbart ky emër. “Vajza quhet Sea, që do të thotë det, ujë, tjetër dimension, i pastër, i rrjedhshëm. Plus emër që nuk mund të shkurtohet, pasi ne e kemi zakon që i shkurtojmë emrat. Emrin e pamë te dy, na pëlqeu dhe bashkëshorti insistoi më shumë. Lexuam dhe emra të tjerë por mbetëm te Sea”, është shprehur moderatorja.
