Nga Shqipëria / E Hënë 23 Dhjetor 2019, 23:11

Florian Agalliu dhe Era Rusi shpallen fitues të 'Dance with me'

Është mbajtur mbrëmjen e sotme finalja e spektaklit të kërcimit "Dance with me" që për tre muaj me rradhë na ka mbajtur përpara ekranit. Mbrëmjen e sotme çiftet në garë kërcyen disa nga vallet shqiptare dhe më pas kërcimet e tyre më të mira gjatë puntatave të "Dance with me". Mbrëmja u shoqërua si gjithmonë me batutat e humorin e Gent Zenelajt, vlerësimin e vyer të Enada Hoxhës dhe ëmbëlsinë e Valbona Selimllarit. Alketa dhuroi gjithashtu një performancë në këndim. Në fund u shpall fitues një nga çiftet që ka shkëlqyer gjatë këtij edicioni, Era Rusi dhe Florian Agalliu.

U dha gjithashtu edhe një kupë e dytë, kupa e produksionit e cila iu dorëzua Kejvina Kthellës dhe Eduart Ndocajt./Xing.al