Nga Shqipëria / E Hënë 23 Dhjetor 2019, 21:09

Nuk i del e keqja me jurinë, Alketa tregon kujt tjetër ju bë padrejtësi në festival

Mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve u mbajt nata finale e ‘Festivalit të Këngës’. Fituese u shpall Arilena Ara me këngën e titulluar ‘Shaj’ dhe në vend të dytë u pozicionua Elvana Gjata. Përmes një statusi të bërë në rrjete sociale, prezantuesja e festivalit, Alketa Vejsiu deklaroi se nuk pajtohej me vendimin e jurisë dhe sipas saj kënga ‘Me tana’ duhet të ishte shpallur fituese.

Mirëpo së fundmi Alketa ka zbuluar se mospajtimi i saj me jurinë ka nisur që më herët: konkretisht që nga momenti kur Eli Fara dhe Stresi nuk u klasifikuan si finalistë. Para disa minutash moderatorja ka bërë një status falenderues në profilin e saj të Instagramit, për të gjithë konkurrentët në edicionin 58 të festivalit, duke përmendur vecanerisht Stresin dhe Eli Farën, si dy artistë që nuk duhet të mungonin në finale. Po ashtu moderatorja ka bërë një akuzë të drejtpërdrejtë ndaj jurisë së festivalit. “Sot i gjithe diskutimi i dites eshte perqendruar tek dy pretendentet, kur ne fakt duhet te ishte tek juria”, ka shkruar mes të tjerash Alketa. Pra ajo ka deklaruar haptazi se fajtore për gjithë ‘rrëmujën' e krijuar është juria!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Faleminderit me shpirt te gjitheve! Ishin 3 nete te paharruara! #superkast #fest58 Diskutimi nuk duhet te perqendrohej vetem tek dy pretendentet kryesore, por tek juria dhe sistemi votimit! Faleminderit vecanerisht per interpretimin e fuqishem dhe emocionues Live @alberije_hadergjonaj nder qe ishe ne kete Festival! @era_rusi_official uragan me hititn me te mire ever! @kamelaislamaj nje kengetare jazzi si askush tjeter! @oltabokaofficial super dinjitoze me nje kenge profesionale @valonshehuofficial rock star @sarabajraktari_ zbulimi i ketij edicioni @bojkenlako me nje nga Kenge risi dhe aq aktuale @genalito_official shqiponja qe ngriti zemrat peshe @kanitasofficial qe ishte nje nga baladat me te bukura @kastro_zizo_ gjithmone i guximshem @tirigjoci nje vokal unik @genc_tukici nderi i tradites @aldobardhi super novator @robertberishaofficial kengetar i vertete live @renisgjoka me timbrin e tij unik @devisxherahu me serenaten e tij melodike @wendimancaku nje potencial i vertete i te ardhmes Dhe vecanerisht @elifaramari dhe @stresi qe sduhet te mungonin ne finale! Sot i gjithe diskutimi i dites eshte perqendruar tek dy pretendentet, kur ne fakt duhet te ishte tek juria! Ndjej deytrimin e madh moral qe ate qe nuk e thashe dot ne skene deri ne fund te gares per secilin nga ju per tju trajtuar barazisht t’jua them ketu! Faleminderit shume qe ishit me skuadren e ketij produksioni kete vit! Keni qene te jashtezakonshem!ð??

A post shared by ALKETA VEJSIU (@alketavejsiu) on