Mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve u mbajt nata finale e ‘Festivalit të Këngës’. Fituese u shpall Arilena Ara me këngën e titulluar ‘Shaj’ dhe në vend të dytë u pozicionua Elvana Gjata. Përmes një statusi të bërë në rrjete sociale, prezantuesja e festivalit, Alketa Vejsiu deklaroi se nuk pajtohej me vendimin e jurisë dhe sipas saj kënga ‘Me tana’ duhet të ishte shpallur fituese.
Mirëpo së fundmi Alketa ka zbuluar se mospajtimi i saj me jurinë ka nisur që më herët: konkretisht që nga momenti kur Eli Fara dhe Stresi nuk u klasifikuan si finalistë. Para disa minutash moderatorja ka bërë një status falenderues në profilin e saj të Instagramit, për të gjithë konkurrentët në edicionin 58 të festivalit, duke përmendur vecanerisht Stresin dhe Eli Farën, si dy artistë që nuk duhet të mungonin në finale. Po ashtu moderatorja ka bërë një akuzë të drejtpërdrejtë ndaj jurisë së festivalit. “Sot i gjithe diskutimi i dites eshte perqendruar tek dy pretendentet, kur ne fakt duhet te ishte tek juria”, ka shkruar mes të tjerash Alketa. Pra ajo ka deklaruar haptazi se fajtore për gjithë ‘rrëmujën' e krijuar është juria!
