Nga Shqipëria / E Hënë 23 Dhjetor 2019, 18:06

‘Albës i le vendin e punës apo Albin?’, Klaudia Pepa i përgjigjet ndjekësit

Këngëtarja e njohur Arilena Ara, mbrëmjen e djeshme u shpall fituese e edicionit 58 të ‘Festivalit të Këngës’. Ajo ka publikuar një foto teksa mban në dorë kupën e fitores dhe përpos fansave, e kanë uruar shumë nga personazhet e Showbizit, mes të cilëve dhe balerina Klaudia Pepa.

‘Urime urime’, shkruan ajo. Ndërkohë disa ndjekës kanë replikuar në komentin e saj dhe nuk kanë humbur rastin për ta thumbuar në lidhje me Alba Hoxhën dhe ish bashkëshortin, Albi Nako, të cilët janë përfolur për një lidhje. ‘Ke konflikt interesi se është Alba Hoxha në performancën e Elvnës”, i shkruan një ndjekës.

Ndërkohë Klaudia nuk ia ka përtuar një përgjigje dhe është shprehur: “Kam konkurrentë italian tani. Albës ia lashë vendin vetë”.  Edhe pas përgjigjes së saj, ndjekësi nuk ka pushuar me komentet. ‘I le vendin apo Albin?’, shkruan. ‘Të dy bashkë”, është përgjigjur balerina me të qeshura.