U mbajt mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve nata finale e "Festivalit të Këngës", ku fituese u shpall Arilena Ara me këngën "Shaj". Në finale kënduan 12 artistë mes tyre edhe Robert Berisha i cili gjatë kësaj kohe ka dhënë mendimin e tij për kolegët në garë. Roberti pak kohë më parë këngët e Elvanës dhe Arilenës i cilësoi "këngë varrimesh". Edhe mbrëmjen e djeshme pas fitores së Arilenës, Roberti ka bërë një koment thumbues në foton që ajo ka postuar në Instagram. "E meritove me tana", i shkruan Roberti, koment i cili ka shkaktuar shumë replika.

